MENU
klinika

Kroos shënon nga goditja e këndit

Tre supergola, Real Madrid në finale të Superkupës

08.01.2020 - 21:58

Real Madrid kalon në finale të Superkupës së Spanjës, pasi fitoi 3-1 ndaj Valencias, në kompeticionin që po zhvillohet në Arabinë Saudite, për herë të parë në këtë format.

Toni Kroos ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 15’ me golin e shënuar direct nga goditja e dënimit, përpara se Isco të dyshonte me një gol të bukur në të 39’.

Pas pushimit, Luka Modric ka vulosur fitoren me një gol fantastik me të jashtmen në minutën e 65’. Dani Parejo ka shënuar golin e nderit për Valencia-n në kohën shtesë me penallti. Real do të presë fituesin e Barcelona-Atletico Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në dyshim edhe “Rrally Dakar”

Konflikti SHBA-Iran rrezikon Superkupën e Spanjës