MENU
klinika

Serie A, Java 20

Tri humbje radhazi, Napoli në krizë totale

18.01.2020 - 22:49

Vendi i 12-të pas 20 javësh kampionat as që ishte menduar për Napolin dhe duket se problem nuk ishte Ancelotti. Sonte të kaltrit janë mposhtur 0-2 në “San Paolo” nga Fiorentina.

Skuadra vjollcë ka shënuar nga një gol për secilën pjesë loje, në të parën Chiesa, ndërsa në të dytën Vlahovic. Napoli pak ka bërë për të merituar të paktën një pikë.

Elseid Hysaj sërish është aktivizuar për 90 minuta si titullar, teksa në pjesën e dytë është ndëshkuar me karton të verdhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN