MENU
klinika

Emri dhe e shkuara kriminale (Dinamika e ngjarjes)

‘Tronditet’ Astiri/ Vritet i riu në lokal, dyshimet e para

20.01.2020 - 22:04

Disa të shtëna me armë zjarri sapo janë regjistruar në zonën e Astirit, në Tiranë, ku raportohet për një të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur pranë një bari, tek “Unaza e Re”, ndërkohë që viktimë ka mbetur një i ri Vilson Tafçiu (Ndokaj).

Viktima ka qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person ende i paidentifikuar.

Sapo 28-vjeçari ka dalë jashtë, është qëlluar disa herë me plumba dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që autori është larguar menjëherë.

Dyshimet e para janë se ngjarja lidhjet me të shkuarën kriminale të viktimës, i cili rezulton se është dëbuar më parë nga autoritetet franceze.

Ndërkohë, menjëherë pras vrasjes policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon punën për5 sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.