MENU
klinika

Shpërthim me eksploziv lokalit

Tronditet zona e Plazhit në Durrës

29.01.2020 - 21:54

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur sot zonën e plazhit në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal.

Nga shpërthimi nuk ka persona të plagosur por vetëm dëme materiale. Aktualisht policia ndodhet në vendin ku ndodhi shpërthimi, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimit të autorëve.

Pritet të tjera detaje të dalin në dritë, pasi gjarja sapo ka ndodhur.

NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.