MENU
klinika

Viti nis me kërcënime!

Trump: Irani do të paguajë një çmim shumë të madh

01.01.2020 - 09:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Iranin, pasi fajësoi kombin për një sulm ndaj ambasadës amerikane në Irakun fqinj.

Kompleksi Amerikan u sulmua nga një turmë demonstruesish të zemëruar, të tërbuar nga vdekja e anëtarëve të milicisë, të vrarë nga sulmet ajrore të SHBA.

Presidenti Trump shkroi në Twitter, në natën e Vitit të Ri se Irani “do të paguajë një çmim shumë të madh” për çdo dëmtim ose humbje jete.

“Ky nuk është një paralajmërim, është një kërcënim,” tha ai.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper njoftoi më vonë se rreth 750 ushtarë menjëherë do të vendosen në rajon. “Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë njerëzit tanë dhe interesat kudo që gjenden në të gjithë botën,” shkroi ai.

Irani, ndërkohë, mohoi akuzën e Trump se ai kishte shkaktuar incidentin.

Milicia e shënjestruar nga sulmet ajrore të SHBA ishte një forcë e mbështetur nga Irani, milicia Kataib Hezbollah në Irakun perëndimor dhe Sirinë lindore.

Të paktën 25 luftëtarë vdiqën gjatë bombardimeve në SHBA në bazat e tyre të dielën, për të cilën Uashingtoni tha se ishte një hakmarrje për vdekjen e një punëtori civil amerikan të vrarë gjatë një sulmi me raketa në një bazë ushtarake irakiane.

Kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi tha se sulmet kishin shkelur sovranitetin e vendit të tij. Udhëheqësi i milicisë Kataib Hezbollah, Abu Mahdi al-Muhandis, paralajmëroi se përgjigja e tyre “do të ishte shumë e ashpër për forcat amerikane në Irak”.

Trump ka thënë se ai pret që forcat Irakiene të mbrojnë ambasadën dhe stafin e saj, dhe falënderoi kryeministrin Mahdi për veprimet e ndërmarra tashmë gjatë sulmit.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen