MENU
klinika

Sulmi në bazat amerikane në Irak

Trump: Kemi trupat më të fuqishme në botë

08.01.2020 - 12:56

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas sulmit të Iranit në dy baza amerikane në Irak.

Me anë të një mesazhi në Twitter Tramp shkruan se gjithçka është në rregull dhe se përjashton viktima në radhët amerikane. Ai shpjegon se do të flasë në mëngjes në një deklaratë për mediat.

“Gjithçka është në rregull. Po janë hedhur raketa në bazën amerikane në Irak. Jemi duke bërë një rishikim të dëmeve dhe viktimave në këto orë. Deri tani gjithçka është në rregull, ne kemi trupat më të fuqishme dhe më të organizuara në botë. Në orët e para të mëngjesit do të jap një deklaratë”– shkruan Trump.

Kujtojmë që menjëherë pas sulmit të raketave iraniane në bazën amerikane në Irak, presidenti mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare për rreth dy orë së bashku me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe shefin e Pentagonit, Mark Esper.

Nga sulmi mbetën të vrarë 80 persona dhe mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë tensioni është shumë i lartë. Irani kërcënon se do të sulmojë Izraelin dhe SHBA në rast të një kundërsulmi amerikan dhe paralajmëron Trump të tërheqë trupat nga rajoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN