MENU
klinika

"Arritje e rëndësishme për..."

Tryeza për ‘Zgjedhoren’, reagon ambasadori Soreca

14.01.2020 - 15:17

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur uljen e palëve politike në tryezë, për të gjetur zgjidhje për Reformën Zgjedhore.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kreu i diplomacisë evropiane thekson se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri, por edhe për rrugën drejt integrimit në BE

foto galeri

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre evropiane”, shkruan ambasadori Soreca.