MENU
klinika

Tregtia e jashtme/ Sa janë rritur importet?

Turqia ‘zgjeron’ territorin në Shqipëri

19.01.2020 - 14:10

Edhe pse me shkëmbimet tregtare me Italinë viti 2019 nuk u tregua shumë ‘bujar’, me shteti turk ka ndodhur e kundërta. Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importeve nga Turqia dhe këtë e vërteton Instituti i Statistikave, INSTAT.

Referuar shifrave Shqipëria eksportoi në Turqi mallra më vlerë 2 miliardë lekë. Në një krahasim me vitin e mëparshëm (2018), eksportet shënuan një rënie me 100 milionë lekë.

Kjo dukuri nuk ka prekur aspak importet që kanë njohur në 2019 një rritje të ndjeshme. Në vitin 2019 importet shënuan vlerën 61.8 miliardë lekë.

Çfarë ka ndikuar në rritjn e importeve kanë qënë grupmallrat ‘minerale e lëndë djegëse’ ku nga 777 milionë lekë në 2018, shifra u rrit në 7.2 miliardë lekë në vitin 2019.