MENU
klinika

Njihuni me çiftet e Kupës së Mbretit

I bie shorti me Real Madrid, feston ekipi modest

14.01.2020 - 19:38

Në një short me takime direkte, të gjithë duan të shmangin pretendentët kryesorë, për më tepër rivalë si Real Madrid apo Barcelona.

Por në shortin e sotëm të Kupës së Mbreitit në Spanjë pati festë kur skuadra modeste Unionistas de Salamanca mësoi se do të ndeshej me Real Madrid.

Në momentin kur gogla shfaqi në ekran emrin e gjigantëve spanjollë, të gjithë sallë shpërthyen duke festuar. Ata do të ndeshen javën e ardhshme me ndeshje të vetme për të krijuar 16-shen që do të vazhdojë më tej në turne.

Unionistas eliminoi Deportivo La Coruna-n duke dhuruar një nga surprizat e turit të mëparshëm, tani ka peshkuar një nga emrat më të mëdhenj të futbollit spanjoll.

Katër nga 8 skuadrat e kategorisë së tretë që ishin në short, do të ndeshen me 4 ekipet spanjolle që marrin pjesë në Champions, pasi Ibiza do të vihet përballë Barcelonës, Logrones ndaj Valencias dhe Cultural ndaj Atletico Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN