MENU
klinika

Pas propozimit të klubeve të mëdha

UEFA mund të ndryshojë formulën e Champions

16.01.2020 - 21:03

UEFA është ndjerë jo pak e “kërcënuar” nga klubet e mëdha europiane për një ligë më vete dhe prandaj po mendon për të ndryshuar Champions League.

Meqë ideja e Superligës Europiane është hedhur poshtë, klubet që përfaqësohen nga ECA kanë insistuar të kenë mundësinë të përfitojnë më shumë të ardhura duke ndryshuar disi formulën ekzistuese.

Sipas “The Times”, idea është që të shtohen 4 ndeshje në kalendar dhe UEFA ka rënë dakord. Mbetet për të përcaktuar se si do të ndryshojë faza në grupe e turneut, me dy propozime të ndryshme.

E para sheh kthimin përsëri në dy faza grupesh, siç ka qenë më përpara, pasi kështu do të rritej ndjeshëm edhe cilësia e grupit të dytë e sigurisht shikueshmërinë e të ardhurat.

Ndërsa e dyta sheh ndryshimin e strukturës së grupeve, duke kaluar nga 4 në 6 skuadra. Propozimi do të shqyrtohet e detajohet më gjerësisht pasi duhet modifikuar edhe kalendari i mesjavave, ndaj për përcaktimin e formulës ekzakte, do të duhet më shumë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN