MENU
klinika

Carabao Cup

United fiton derbin, por kualifikohet City

29.01.2020 - 22:47

Manchester United ka fituar derbin ndaj City në “Etihad” me rezultatin e ngushtë 1-0, por në finale të Carabao Cup shkon ekipi i Guardiola-s, pasi kishte fituar 3-1 në “Old Trafford”.

Matic realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 35-të. United u përpoq të shënonte edhe golin e dytë, që do të ishte vendimtar për kualifikimin, por nuk ia doli dot.

Djajtë e Kuq mbetën me 10 lojtarë në minutën e 76-të, pasi Matic merr kartonin e dytë të verdhë. City rrezikoi, por e rëndësishme është kalimi në finale, teksa do të ndeshet me Aston Villa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qytetarët” thuajse në finale

City hakmerret keq ndaj United në Kupë