MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar kërkohet edhe nga Leipzig

United ofron 13 mln stërlina për Kumbullën

09.01.2020 - 12:50

Nuk janë vetëm skuadrat italiane që duan shërbimet e Marash Kumbullës. Manchester United ka shënjestruar të riun shqiptar të Veronës, madje duke ofruar edhe shumën konkrete prej 13 milionë stërlinash.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer po përballet me një krizë në mbrojtëse, me Harry Maguire të dëmtuar dhe që mund të zgjasë. Daily Star vë theksin se Kumbulla është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë të rinj në Serie A këtë sezon, pikërisht si debutues në këtë kampionat.

Një numër klubesh të mëdha evropiane po ndjekin talentin shqiptar. Treshja e Serisë A, Atalanta, Inter dhe Napoli janë në ndjekje të Kumbullës, pa harruar tani edhe Manchester United, por në këtë aferë duket se është përfshirë dhe Leipzig i Gjermanisë.

Duke parë interesimin e madh që kanë skuadrat për Marash Kumbullën, Manchester United është gati të paguajë që tani 13 milionë stërlina dhe nëse Verona heziton për ta larguar në janar, mund ta mbajë deri në verë si huazuar.

Një lëvizje që mund të joshë drejtuesit e klubit verdheblu, pasi Kumbulla do të vijonte të ndihmonte skuadrën edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Mbrojtësi shqiptar është aktivizuar  në 11 ndeshje këtë sezon në Serinë A dhe ka shënuar edhe një gol. Kumbulla humbi shumë ndeshje për shkak dëmtimi, por tani është rikthyer lider në mbrojtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lazio do mbrojtësin shqiptar

Tare, në garë me Juventusin për Kumbullën

"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën