MENU
klinika

Zbulojini

Ushqime që ju ndihmojnë të keni shëndet më të mirë

18.01.2020 - 15:19

Tani që mjekësia po zhvillohet kaq shpejt, ilaçet vijnë në të gjitha format dhe dozat e mundshme. Kurdoherë që hasim një problem shëndetësor, përpiqemi të kuptojmë se cilat kapsula, tableta apo pika duhet të marrim për të lehtësuar simptomat.

Spinaq, shafran i Indisë dhe bananeja – këto ushqime shoqërohen me gatimin. Sidoqoftë, në shumë raste, vetitë e tyre unike i bëjnë ato po aq  të mirë sa ilaçet.

Këtu ne duam t’ju tregojmë për përfitimet shëndetësore të disa ushqimeve të zakonshme për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar ndonjëherë.

  1. Shafran i Indisë

Kjo erëz e zakonshme është një antioksidant i mirë natyror që mbron shëndetin e syve duke luftuar radikalet e lira. Gjithashtu mbron sytë nga toksinat që shkaktojnë kataraktet dhe parandalon ndërlikimet që njerëzit mund të kenë pas operacionit të kataraktit.

Studimet kanë treguar që kurkumina përbërës i shafranit, mund të ndihmojë në uljen e simptomave të depresionit falë vetive të tij antioksidues. Ndërsa efektet antidepresive të shafranit të Indisë janë ende duke u studiuar, është vërtetuar se mund të ndikojë në mekanizmat që shkaktojnë zhvillimin e depresionit. Në veçanti, kurkumina mund të rikthejë serotoninën dhe dopaminën, e cila përfundimisht çon në përmirësimin e humorit.

  1. Banane

Lëvorja e bananës është një nga ilaçet shtëpiake që mund të provoni  për të lehtësuar lëkurën e mavijosur dhe ta bëni atë të shërohet më shpejt. Aplikoni pjesën e lëkurës  në zonën e prekur gjatë natës. Përsëriteni procedurën nëse është e nevojshme.

Bananet janë të pasura me kalium, vitaminë C dhe B6, gjë që i bën ata mjaft të dobishëm për shëndetin e zemrës. Marrja e lartë e kaliumit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bananet do të ofrojnë mbështetje të mirë për sistemin tuaj të tretjes në rast të diarresë. Ky frut do të rivendos sasinë e nevojshme të fibrave, kaliumit dhe elementëve të tjerë që humbasin gjatë diarresë dhe do të përmirësojnë tretjen tuaj.

  1. Spinaq
spinaq_konica.al
spinaq_konica.al

Falë përmbajtjes së tij të lartë të kaliumit, magnezit dhe mineraleve të tjera, spinaqi rekomandohet për stabilizimin e presionit të gjakut. Studimet kanë treguar që një dietë e pasur me spinaq mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të mirë kardiovaskular.

Vitamina K që gjendet në spinaq është jashtëzakonisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për parandalimin e frakturave të kockave. Vitamina K përmirëson shëndetin e kockave.

Spinaqi gjithashtu përmban vitaminë A në sasi të mëdha, gjë që e bën atë një produkt të mirë për lëkurën tuaj dhe flokët.

kolana e librave

  1. Kopër

Vajrat esencialë që gjenden në kopër janë qetësues të përsosur që e bëjnë koprën një ilaç të mirë pagjumësie. Flavonoidet dhe vitamina B që gjenden në kopër, mirëmbajnë prodhimin e enzimave dhe hormoneve të caktuara që sigurojnë gjumë të mirë.

Farat dhe gjethet e koprës mund të përdoren si aromë natyrale e gojës. Vajrat esencialë që janë në kopër kanë veti të mira antimikrobike.

  1. Shegë

Disa studime kanë demonstruar vetitë anti-inflamatore të shegës, të cilat shpjegohen nga përmbajtja e lartë e antioksidantëve në këtë frut.

Studime të tjera kanë treguar potencialin e marrjes ditore të lëngut të shegës për 2 javë për të ulur presionin e gjakut tek pacientët me hipertension. Marrja e rregullt e lëngut të shegës gjithashtu konsiderohet se është e dobishme për përmirësimin e  pacientëve me sëmundje të zemrës.

Falë vitaminave dhe mineraleve që përmbajnë shegët, marrja e këtyre frutave është e aftë të rrisë përqendrimin e hemoglobinës në gjak.

  1. Panxhari

Panxhari është i pasur me hekur, një përbërës thelbësor i hemoglobinës i cili është i rëndësishëm për rritjen, zhvillimin dhe funksionimin e qelizave.

Panxhari gjithashtu përmban një gamë të tërë vitaminash dhe elementësh të rëndësishëm për shëndetin tonë, duke përfshirë vitaminën A, vitaminën C, manganin, vitaminën B6, magnezin, kaliumin dhe shumë të tjerë.

Panxhari është një burim i mirë i fibrave që përmirëson shëndetin e tretjes. Futja e panxharëve në dietën tuaj mund të parandalojë kapsllëkun.