MENU
klinika

"Kitara e praruar"

Vaçe Zela përgjithmonë në Lushnjë

20.01.2020 - 17:34

     Vendoset në qytetin e saj të lindjes, shtatorja e këngëtares së njohur Vaçe Zela. Një këngëtare-ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, tashmë do të jetë përgjithmonë aty ku u rikthye, në vendlindjen e saj, Lushnjë./Konica.al

Shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare, zuri vendin e merituar, mes qytetarëve artdashës të Lushnjës.

Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, që e shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momentin kur ajo, me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.

Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcoll me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nostalgji për divën e muzikës shqiptare

Epopeja që mban emrin Pagarusha

Vaçe Zela dhe Anita Take së bashku në Moskë

Dy ikona të muzikës shqiptare në një foto

PROFIL/ Ja çfarë nuk dinit për divën e muzikës shqiptare

“Sekretet” e Vaçe Zelës