MENU
klinika

Falsifikim i formularit të dekriminalizimit

Valdrin Pjetri nën akuzë, Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal

02.01.2020 - 13:04

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës,Valdrin Pjetri, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Pjetri rrezikon dënimin deri ne tre vite burg si dhe mos ushtrim për një kkohë të caktuar të funksioneve publike. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar faktin se pas arrestimit në Itali ai kishte dhënë identitet të rremë, duke i ndryshuar emrit qëllimisht gërmën e fundit. Kjo ka vështirësuar identifikimin e tij deri në momentin e përpunimit të gjurmëve të gishtave.

Ish-kandidati për Kryebashkiak i Shkodrës,Valdrin Pjetri, do të përballet këtë fillim viti me drejtësinë.

Pas dërgimit të materialeve nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin ndaj tij për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Pjetri nuk mund të konsiderohet zyrtar i lartë pasi nuk arriti ta merrte detyrën, dhe kjo e ka shpëtuar nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme iu deshën disa muaj për të vërtetuar se Pjetri rezultonte i dënuar në në Itali në vitin 2003, ku kishte edhe ishte debuar më pas nga ky shtet.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur për RTV Ora se shkak janë bërë të dhënat e tij për identitetin pasi në momentin e arrestimit Pjetri nuk i kishte dhënë ato të plota, duke u prezantuar me emrin Valdrim.

Për rrjedhojë identiteti i tij ishte vërtetuar vetëm në sajë te krahasimit të gjurmëve te gishtave, te cilat rezultuan të njëjta me ato të kandidatit për kryebashkiak.

Sipas verifikimit të ardhur nga autoritetet italiane, rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal italian.

Në dokument theksohet më tej se Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

Më datë 3 Shkurt 2003, Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian.