MENU
klinika

Për punë centimetrash

VAR i anulon golin Sadikut, barazon Malaga

17.01.2020 - 23:03

Do të kishte qenë mbrëmja e Armando Sadikut, por VAR I ka hequr të drejtën e festës. Sulmuesi i Shqipërisë dhe i Malagës është acaruar nga teknologjia e gjykimit.

Elbasanasi luajti si titullar për 90 minuta në ndeshjen e transfertës që Malaga kishte kundër Fuenlabrada. Ndeshja u mbyll 0-0 dhe nuk duket rezultat i keq për ekipin e Malaga-s, që ka si synim mbijetesën.

Por në 59’, Sadiku realizoi një gol mjaft të bukur me një zhytje me kokë. Lojtari u shkëput bukur me planzhon, por fatkeqësisht goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Për punë centimetrash nuk u quajt, gjë që acaroi Sadikun dhe Malagan. Në fakt, nga kënde të ndryshme, dukej si gol i rregullt.