MENU
klinika

E treta nga Superiorja

Vendimi, tjetër ndeshje në stadiumin “Air Albania”

29.01.2020 - 17:38

Pas derbit Partizani-Tirana dhe Kukësi-Partizani, një tjetër ndeshje do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Bëhet fjalë për sfidën e kësaj fundjave Tirana-Teuta.

Klubi i Tiranës bëri një sondazh me tifozët për këtë duel, për ta luajtur në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”. Ndërsa grupimi “Tirona Fanatics” zgjodhën stadiumin e vjetër.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS

“Ndeshja e radhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën.

Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferën bardheblu për objektivin e radhës, tri pikët.

Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë së bashku. KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve të tifozëve, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sondazi i Tiranës për tifozët

Në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”?

Tifozët reagojnë ndaj klubit

“Tirona Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj!