MENU
klinika

Arsyeja

Vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja

20.01.2020 - 10:37

Është vetëhelmuar me fostoksinë 18-vjeçarja, Mirela Beta. Vetëm tre muaj më parë 18-vjeçares i vdiq i fejuari i saj, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit.

Mateo Kozan, 18 vjeç për shkak të pakujdesisë, u shtyp nga ruli i ngjeshjes së asfaltit të rrugës, e ndërkohë për 18-vjeçaren, Mirela Beta ka qenë e pamundur që të marri veten nga kjo tragjedi në jetën e saj, duke ndërmarrë edhe aktin ekstrem të vetëhelmimit me fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërkohë që kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në duart e vajzës janë gjetur edhe gjurmë të lëndës helmuese të cilën e konsumoi.

Sipas dëshmive vajza prej tre muaj vuante humbjen e të fejuarit dhe kushtet psikologjike të saj ishin rënduar shumë kohët e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E rëndë/ ‘Kokrrat i bleva vetë dhe..."

Vetëhelmohet nëna e 3 fëmijëve në Kuçovë


Si ka ndryshuar pasuria në vite

Prokurorja e Përmetit sot në Vetting

Formular për të dënuarit për terrorizëm

OFL zbarkon në Fier, Mallakastër dhe Gjirokastër

Zbardhen emrat/ Pas Kukësit dhe Dibrës...

Kandidatët e PD-së në Gjirokastër, nesër bëhet votimi

Rënie temperaturash dhe reshje të dendura

Zonat ku rrezikohen përmbytje