MENU
klinika

Komisioni do të mblidhet sërisht

Vetingu në polici/ Drejt rikonfirmimit drejtori i Kufirit

09.01.2020 - 13:18

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli këtë të enjte përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit, duke lënë të kuptohet se ai do të rikonfirmohet në detyrë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për rikonfirmuar në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit.

Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.