MENU
klinika

Aksidenti në Korçë

Vinçi e zë poshtë në katin e katërt të kantierit, humb jetën punëtori

03.01.2020 - 12:54

Një vinç ka zënë poshtë një punëtor duke e lënduar atë në qytetin e Korçës.

Mësohet se punëtori E.J, 30 vjeç, ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur afër Pazarit të Ri, aty ku pak më parë u dogj një automjet.

Punëtori ishte duke punuar në katin e katërt në kantierin e një pallati dhe dyshohet se ende është i bllokuar me vinçin e betonieres përsipër.