MENU
klinika

Dikur e urrenim të gjithë!

VIP-at po rikthejnë në modë modelin e guximshëm të flokëve!

08.01.2020 - 18:00

Me siguri edhe ju e keni urryer ikur modelin e flokëve bisht-pëllumb. Por, kohët e fundit dashuria për të është shtuar shumë.

Të paktën, personazhet e famshëm po përpiqen ta rikthejnë në modë.

Vitet e fundit kanë qenë të shumtë VIP-at që kanë guxuar me modelin bisht-pëllumb, ndër ta Halsey, Zendaya, Rihanna etj.

Para disa muajsh, Rita Ora e riktheu në qendër të vëmendjes.

Ajo pozoi për linjën e veshjeve Escada dhe çfarë ra në sy menjëherë ishte modeli i flokëve të këngëtares. Rita kishte zgjedhur të shfaqej në set me flokët bisht-pëllumb. Një trend i viteve `90, që ose e urreni ose e dashuroni me shikim të parë.

Së fundmi, edhe Miley Cyrus i ka prerë flokët bisht-pëllumb dhe i ka ndarë fotot në rrjetet sociale.

Pra, ekziston mundësia që ky model do të kthehet në trend dhe do të shohim në rrugë shumë vajza me flokë bisht-pëllumb.  Ndaj mos u çudisni!