MENU
klinika

"Shtyni vizitat në Kinë. Coronavirusi është shumë i rrezikshëm"

Virusi vdekjeprurës/ Ambasadori shqiptar në Kinë jep alarmin: Kujdes!

25.01.2020 - 11:05

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja vjen me një mesazh për shtetasit shqiptarë, ndërsa u bën atyre thirrje që të anulojnë vizitat në këtë shtet, pas përhapjes së coronavirusit, i cili ka marrë demi më tani 41 jetë njerëzish.

Përmes një postimi në “Facebook” Belortaja thekson se ky shtet po kalon një situata dramatike. Teksa ka postuar një foto ku shihet me maskë, ambasadori apelon që qytetarët të mos ndërmarrin veprime që mund t’u rrezikojnë jetën.

“Te dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht.

Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë!

Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme”, shkruan ambasadori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat

I bëjnë të ngjashëm me njerëzit...

Shkencëtarët modifikojnë gjenet e majmunëve