MENU
klinika

Nuk shqetësohet, ia fut gjumit

Viti 2020 nis me aksident për Balotellin

01.01.2020 - 16:19

Është një nga futbollistët më kontraversë të historisë së futbollit, me ngjarje nga më të ndryshmet brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Mario Balotelli u është rikthyer “bëmave” që ditën e parë të vitit. Këtë herë për një aksident me makinë, të cilën ai e ka përplasur duke u kthyer në shtëpi në orët e para të mëngjesit.

Me makinën FIAT 500, ai është kthyer vonë dhe ka ngatërruar hyrjen, duke shkuar në vend të shtëpisë tij, tek ajo e komshiut. Balotelli ka përplasur makinën në derën hyrëse të oborrit, duke shkatërruar pjesën e përparme të automjetit, por vetë nuk pati lëndime.

Sulmuesi i Brescias nuk ka zhvendosur makinën, është kthyer në këmbë në banesën e tij, për të fjetur. Ndërkohë, makina ka mbetur e parkuar para derës së komshiut dhe është dashur ndihma e një karroatreci për ta lëvizur nga aty.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN