MENU
klinika

Kuqezinjtë fitojnë minimalisht

Vjen fitorja e dytë e Kombëtares U-17

17.01.2020 - 18:41

Pasi mposhtën Maqedoninë e Veriut, Kombëtarja shqiptare U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri, ka siguruar një tjetër fitore në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup”.

Kësaj radhe kuqezinjtë e vegjël kanë mposhtur Ukrainën me rezultatin 1-0. Ky ishte triumfi i dytë i kuqezinjve, me të njëjtin rezultat 1-0.

Në sfidën e sotme, hero u bë sulmuesi Neziri, i cili realizoi golin e fitores në minutën e parë të lojës. Pas golit të Nezirit skuadra ka vazhduar lojën sulmuese, duke kërkuar me ngulm edhe golin e dytë dhe të sigurisë, por nuk ia dolën.

Në ndryshim nga ndeshja e parë, skuadra ka pasur ndryshime të mëdha në formacion, duke u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të provohen në këtë turne, ku synohet të evidentohen elementët më të spikatur të datëlindjes 2004.

Kombëtarja U-17 do e përmbyllë fazën në grupe të këtij turneu ditën e diel, datë 19 janar, me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, e cila ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me kuqezinjtë, 6.

Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Lenja; Pano; Miftari; Stafa; Kaçanolli; Deda; Bajraktari; Çela; Neziri; Çereni; Selimi. U aktivizuan: Halili, Kote, Tahiri; Musai; Blakqori; Jashari; Kraja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eliminatoret “Euro 2021”

Kombëtarja U-17 & U19 mësojnë rivalët