MENU
klinika

NBA

Votimi, përvijohen skuadrat e “All Star Game”

17.01.2020 - 19:10

Si çdo vit, në muajin shkurt luhet ndeshja e famshme e NBA, “All Star Game”, ku skuadrat përzgjidhen nga tifozët për mes votimit zyrtar që është hapur enkas.

NBA, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ka konfirmuar votat e arritura deri më sot për ndeshjen magjike. Votimi është i hapur deri më datën 20 janar, ku do të përcaktohen dy sportistët më të votuar në secilën Konferencë.

LeBron James (Lakers) është sportisti më i votuar deri më tani, me 4.7 milionë vota. Në Lindje, me 4.4 milionë vota kryeson i shkëputur Giannis Antetokounmpo. Ndeshja e “All Star Game 2020” do të zhvillohet më 16 shkurt në Chicago.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN