MENU
klinika

'Shansi i artë' i Turqisë

Vrasja e Soleimanit/ Çfarë përfiton Erdogan?

12.01.2020 - 16:41

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë Qassem Soleimani, nuk do të ketë ndikim të paktë ose aspak negativ për Turqinë.

Përkundrazi, pavarësisht ankesave për veprimet e SHBA, Soleimani nuk ishte mik dhe aleat i Turqisë dhe interesave turke.

Udhëheqësit turq nuk do të vajtojnë për vrasjen e Soleimanit.

Soleimani ndhihmoi shumë në krijimin e një hegjemonie mbi Lindjen e Mesme. Ai koordinoi përpjekjet diplomatike të Iranit dhe përpjekjet e inteligjencës, operacione speciale për të ndëshkuar ata që i rezistuan bashkëpunimit me Iranin.

Ai shënjestroi, kërcënoi dhe madje eleminoi (nëse e konsideronte të domosdoshme) kundërshtarët ndaj qëllimit të Iranit për të sunduar në tërë Lindjen e Mesme.

Ai ishte para së gjithash një nacionalist iranian, një musliman i devotshëm i Shiit, por mbi të gjitha një nacionalist që përdorte aleatë dhe grupe vartëse kombëtare për të forcuar fuqinë dhe prestigjin e Iranit.

Si Trump ashtu edhe Erdogan kanë pasur fat; reagimi iranian ka qenë disi i heshtur dhe asnjë personel amerikan nuk u vra nga sulmet raketore iraniane.

Në intervistën e tij për CNN Turk, Erdogan u shpreh se ishte i tronditur nga veprimi i Trump. Ndoshta, ose mbase ai e tha këtë për të bërë të qartë për iranianët dhe të gjithë të tjerët se ai nuk dinte asgjë për planin e Trump.

Kohët e fundit, Erdogan nuk ngurroi të shprehej se nuk ishte dakord me  Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, për përfshirjen e tij në vrasjen e Jamal Khashoggi.

Megjithëse ai mund të ketë arsye të tjera për të mos pranuar vrasjen e komandantit të forcës iraniane Quds.

Për Erdoganin, kjo vrasje sjell më shumë përfitime sesa kosto.

Atij nuk i është dashur të zgjedhë njërën anë. Në fakt, kjo është një fitore e dyfishtë për Erdoganin. Afërsia e Turqisë me Irakun dhe Iranin do të bindë Kongresin Amerikan se Erdogan mbetet i domosdoshëm, tani për tani, për politikën e sigurisë amerikane në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e tij personale me mikun e tij të vetëm në Uashington, Trump, janë në rrugën e duhur.

Irani dhe Turqia kanë qenë rivalë për një kohë të gjatë dhe ka të ngjarë të jenë kështu edhe në dekadat e ardhshme. Kontrolli de-fakto iranian i rajonit nuk është në interesin e sigurisë ose të interesave ekonomike të Turqisë.

Vrasja e Soleimani nuk do të ofrojë mundësi më të mëdha në një afat të shkurtër për Turqinë, por me kalimin e kohës frika për të mos bashkëpunuar me Iranin, mund të hapë më shumë mundësi tregtare.

Kjo siguron një mundësi që Turqia të rimarrë statusin në rajon.

Dhe këtu qëndron kurthi për të dy presidentët: vdekja e Soleimanit deri më tani nuk i ka kushtuar asgjë Erdoganit dhe Trump shumë pak. Asnjë rezultat nuk është plotësisht i parashikueshëm.

Qoftë në Siri dhe Libi, qoftë në Irak dhe Iran, Erdogan dhe Trump duhet të kontrollojnë çdo impuls të nëse duan përfitime edhe nga çështjet e tilla delikate.

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vepruam të ndalonim luftën, jo ta fillonim..."

Vrasja e gjeneralit iranian, reagon Donald Trump

Nga Gjermania e Franca, te Rusia e Kina

Si reagoi bota për vrasjen e gjeneralit iranian nga SHBA?