Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mal të Zi. Sipas mediave lokale, viktima është identifikuar si Edmont Gjinkolaj.
Trupi i pajetëu gjet në fshatin Miles pranë Tuzit dhe sipas autoriteteve kishte një plumb në kokë, çka konfirmoi dyshimet e policisë se ishte një vrasje.
Policia arrestoi si autor të dyshuar një shtetas malazez, Paljoka Juncaj, i cili rrëfeu vrasjen dhe dorëzoi armën e krimit.
Mediat malazeze shkruajnë se shqiptari i vrarë kishte hyrë në Mal të Zi më 4 janar dhe qëndronte në Tuz bashkë me tre shtetas të tjerë shqiptarë. Ndërkohë që kishte qenë autori i krimit që kishte siguruar akomodimin, raporton Vijesti..
Gjykata e Lartë në Podgoricë ka urdhëruar mbajtjen në burg të autorit të vrasjes.