MENU
klinika

Premier League, java 21

Xhaka e Ozil në fushë, Arsenal mposht United

01.01.2020 - 23:05

Më në fund Arsenal largon tersin dhe fitorja e parë e trajnerit Arteta, teksa ka triumfuar në ndeshjen e madhe të javës së 21-të të Premier League kundër United, që është mundur 2-0 në Emirates Stadium.

“Topçinjtë”, që nuk fitonin që nga 9 dhjetori i kaluar në kampionat, kanë arritur të sigurojnë tri pikët në pjesën e parë. Nicolas Pepe ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e tetë me një goditje të saktë me të majtën brenda zonës së rreptësisë.

Mes lojtarëve që kanë luajtur në 5 kampionatet kryesore të Europës që nga fillimi i sezonit të kaluar, vetëm Lionel Messi (45) ka shënuar më shumë gola me të majtën në kampionat se Nicolas Pepe (24, po aq sa Salah).

Tri minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur goli i dytë. Sokratis ka dërguar me lehtësi topin në rrjetë pas një pritjeje shpëtimtare të De Gea-s ndaj Lacazette. Xhaka dhe Ozil ishin titullarë dhe duket se ka ardhur bashkimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN