MENU
klinika

Pritet reagimi i pilotit italian

Yamaha, “thikë pas shpine” Valentino Rossit

29.01.2020 - 18:00

Valentino Rossi po përgatitet për të zhvilluar edicionin e tij të fundit në Moto GP. E ardhmja e 40-vjeçarit është vënë seriozisht në pikëpyetje nga lëvizjet e fundit në skuderinë Yamaha.

Vendime që duket se kanë nxjerrë jashtë loje “doktorin”, i cili duhet të fillojë të mendojë pensionimin. Japonezët kanë vendosur t’i besojnë Fabio Quartararos që në sezonin e ardhshëm.

Me francezin. Yamaha do të përbënte një dyshe të frikshme së bashku me Maverick Vinales. Mungon vetëm zyrtarizimi, por promovimi i talentit 20-vjeçar duket se është bërë tashmë.

Një thikë pas shpine kjo për Rossin, që ka shpenzuar më shumë se 12 vite nën drejtimin e një motori Yamaha. Megjithatë, kjo lëvizje ishte nuhatur nga Rossi, i cili në ditët e para të këtij viti zbuloi se gjatë këtij sezoni do të vendos nëse do të garojë sërish në Moto GP apo do të nis një eksperiencë të re.

Gjasat janë që Rossi të bashkohet me skuadrën Petronas, ku përkrah do të gjej bashkëkombasin e tij, Franco Morbidelli. Një mundësi tjetër është tërheqja nga garat. Shtatë titujt kampion e bëjnë atë një legjendë të Moto GP dhe një lamtumirë e tillë është me të vërtetë e trishtë.