MENU
klinika

Jo vetëm Meghan!

Zbulohet kush e shtyu Harry-n të largohej nga familja mbretërore

26.01.2020 - 18:00

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, u bënë kryefjala e mediave pas kërkesës së tyre për t’u larguar nga familja mbretërore.

Ata humbën statusin e tyre mbretëror për t’u bërë të pavarur financiarisht dhe për të nisur jetën e re në Kanada.

Në deklaratëm e tij, Harry tregoi se vendimi ishte shumë i vështirë, megjithatë i duhej të mbështeste bashkëshorten e tij, e cila nuk e përjetoi mirë përfshirjen në familjen mbretërore.

Në këtë mënyrë Harry ‘fajësoi’ Meghan-in për këtë vendim, por duket se pas saj fshihet edhe dikush tjetër.

Burime për “Daily Mail” kanë treguar se Harry është ndikuar shumë edhe nga vjehrra e tij.

Ai e sheh atë si mbretëreshë dhe dëgjon çdo këshillë të saj.

Burimi tregon se Harry ka krijuar një lidhje të ngushtë me të, meqë ai e ka humbur herët nënën e tij.

Doria (nëna e Meghan) ka qenë pranë tyre në çdo moment, ndaj Harry nuk ia prish për asgjë.