MENU
klinika

Mbështet Zoran Milanoviç

Zgjedhjet në Kroaci, Balla: Miqtë tanë social-demokratë drejt fitores

05.01.2020 - 20:44

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se partia social-demokrate në Kroaci po shkon drejt një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale.

Me një postim në Twitter, Balla shkruan se ata janë më lart sipas sondazheve, ndërsa publikon edhe një foto nga rezultati.

foto galeri

“Miqtë tanë social-demokratë në Kroaci, duket se po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale, Zoran Milanovic, sipas parashikimeve të sondazheve”, shkruan Balla.