MENU
klinika

Rikonfirmohet për herë të dytë...

Zgjidhet me dyer të mbyllura kryetarja e PS-së së Beratit

16.01.2020 - 18:26

Ministri i Mjedisit dhe njëkohësisht deputeti i qarkut të Beratit,Blendi Klosi ka marrë pjesë pasditen e sotme në mbledhjen e Asamblesë socialiste në Berat,ku u zgjodh edhe kryetari i kësaj dege.

Në një takim të mbyllur dhe pa praninë e mediave, është rizgjedhur për të dytën herë Valbona Zylyftari, aktualisht Prefekte e qarkut të Beratit. Ajo u zgjodh me sistemin “ngritje duarsh” dhe jo me votim të fshehtë. Si e vetmja kandidaturë në garë, 240 anëtarët e kryesisë kanë miratuar unanimisht me anë të ngritjes së dorët zgjedhjen e Valbona Zylyftarit në krye të Partisë Socialiste të rrethit të Beratit.

Për Ministrin Blendi Klosi,rizgjedhja e Valbona Zylyftarit në drejtimin e PS-së Berat është zgjedhja më e mirë. Sipas Klosit,rezultatet që ka arritur dega e Partisë Socialiste Berat nën drejtimin 4-vjeçar të Valbona Zylyftarit kanë qënë shumë pozitive dhe me një frymë të re organizimi brenda strukturave. Klosi ka deklaruar se,me strukturat e reja të kësaj partie do të punohet fort dhe ngushtësisht për zgjidhjen e problematikave dhe shqetësimeve që kanë banorët e Beratit dhe rrethinave të tij,me qëllim maksimalizimin e forcës së votēs socialiste në Berat.

Disa ditë më parë,edhe në bashkinë Kuçovë e Urë-Vajgurore u zhvilluan zgjedhjet për kryetarët e Partisë Socialiste në këto bashki.

Në Urë-Vajgurore,ku ka qënë i pranishëm Ministri Blendi Klosi u zgjodh kryetar i PS-së,Arjan Çepele dhe në bashkinë e Kuçovës,ku ka qënë e pranishme Ministrja Ermenela Felaj është rizgjedhur për një mandat të dytë Sybi Shehu,aktualisht nën/prefekt i Kuçovës.