Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një 21- vjeçareje e cila zgjodhi të operohet në Shqipëri dhe në fund shpëtoi nga paraliza.
Edhe pse iu ofrua mundësia për ta kryer operacionin në Turqi, 21- vjeçarja me emrin Arlinda nga Durrësi ka shpëtuar falë një ndërhyrjeje të rrallë në spitalin e Traumës.
STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT
Një ndërhyrje e rrallë dhe e suksesshme ka shpëtuar nga paraliza Arlindën, 21-vjeçaren nga Durrësi, e cila ka zgjedhur të kryejë ndërhyrjen në #Shqipëri, pavarësisht se për shkak të vështirësive, mungesës së prindërve dhe ndërhyrjes tepër delikate, 21-vjeçares i ofruam mundësinë për të kryer operacionin në Turqi.