MENU
klinika

NBA

Zhgënjen Denver, Spurs mposhtin Miamin

20.01.2020 - 11:12

Ndonëse janë zhvilluar vetëm dy ndeshje në NBA, nuk ka munguar spektakli. Surprizë humbja e Denver në fushën e tij. Skuadra e Nuggets u mund 115-107 nga Indiana, humbje që prish disi planet e Denver për kreun e renditjes në Perëndim.

Edhe pse Denver e udhëhoqi ndeshjen në shumicën e kohës, zhgënjeu pikërisht në momentet e fundit. Jokic realizoi 30 pikë e 10 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Indiana u dallua Sabonis me një “triple double” (22 pikë, 15 rebound e 10 asist).

Skuadra e San Antonio mundi 107-102 Miami, një përballje interesante mes dy ekipesh legjendare në NBA, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.

Diferencën e bënë lojtarët e stolit të Spurs, që realizuan 48 pikë. Më të mirët në fushë ishin Aldridge me 21 pikë dhe DeRozan me 20, ndërsa për Miami u dallua Adebayo me 21 pikë e 16 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN