MENU
klinika

Tenis

Zjarret vënë në pikëpyetje “Australian Open”

06.01.2020 - 18:10

Siç dihet, më 20 janar starton turneu “Australin Open”, një nga kompeticionet më të mëdah të tenisit botëror. Por zjarret që kanë pushtuar ditët e fundit Australinë mund të sjellin një shtyrje të grand slam-it.

Melbourne, ku luhet turneu, nuk ka rrezik, por cilësia e ajrit është e rënduar për shkak të tymit dhe një pjesë e tenistëve e kanë shprehur hapur këtë shqetësim.

australian open
australian open

“Jam i shqetësuar për shëndetin tim dhe kam frikë të luaj në këto kushte”, – tha Novak Djokovic, numri 2 në botë për meshkuj. Në emër të tenistëve, ai kë kërkuar të merren masa për të mbrojtur pjesëmarrësit në rast se cilësia e arjit nuk ndryshon apo përkeqësohet.

“Duhet që organizatorët ta marrin në konsideratë idenë tonë për të shtyrë ndeshjet në rast se kushtet janë ekstreme. Ndoshta ky është opsioni i fundit, por që duhet marrë në konsideratë”, – tha më tej Djokovic.