MENU
klinika

NBA

13 fitore radhazi, kampionët trembin rivalët

08.02.2020 - 11:35

Toronto Raptors ka rigjetur formën më të mirë dhe fitoi përsëri, me rezultatin 106-115 në transfertën ndaj Indiana Pacers, duke regjistruar fitoren e 13 radhazi, që e ka ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Me përjashtim të fraksionit të dytë, që foli për skuadrën nga Indianapolisi, komplet pjesa tjetër e lojës foli për kanadezët, që menaxhuan mirë avantazhin e krijuar dhe arritën të dalin triumfatorë nga kjo transfertë, falë edhe formës së mirë të Ibaka e VanVleet.

Një nga përballjet më spektakolare ishte ajo e zhvilluar në “Capital One Arena” mes Washington Wizards dhe Dallas Mavericks, që u fitua nga skuadra vendase me shifrat e ngushta 119-118.

Mori fitoren e 6 radhazi në kampionat edhe Boston Celtics, që e udhëhequr nga Jayson Tatum me 32 pikë, 4 rikuperime e 6 asiste, arriti të triumfojë me shifrat 112-107 përballë skuadrës së Atlanta Hawks.