MENU
klinika

Nga The Guardian

Është koha që Evropa t’i thotë “Jo” Greqisë!

17.02.2020 - 16:45

Që nga fillimi i vitit, sistemi i Greqisë për migrantët ka patur shumë proleme.

Midis shtatorit 2019 dhe janarit 2020, qeveria greke transferoi 14,750 njerëz nga ishujt në kontinent, pasi 36,000 të ardhur të rinj kaluan Egjeun në Greqi nga Turqia.

Por tani sistemi nuk është në gjendje të mbajë më njerëz, dhe përpjekjet për krijimin e kampeve shtesë në kontinent dhe qendrat e reja të paraburgimit në ishuj janë përballur me rezistencë të fortë nga komunitetet lokale.

Më shumë se 42,000 njerëz aktualisht jetojnë në këto banesa, të cilat u ndërtuan për të mbajtur disa mijëra.

Ishujt kanë luajtur rolin e një pengese që nga marrëveshja BE-Turqi, e marsit 2016, që do të thotë se, sipas interpretimit të Marrëveshjes nga Ankaraja, askush nuk arrinte në territorin grek nuk mund të kthehet në Turqi.

Për vite me radhë, kritikët kanë fajësuar marrëveshjen për krijimin e një sistemi çnjerëzor.

Nën udhëheqjen e Sirizës, e cila ishte në fuqi midis 2015 dhe 2019, kushtet në ishuj nuk ishin aspak të mira.

Qeveria nuk arriti të krijojë një sistem funksionimi të pritjes dhe azilit dhe mori një qasje ndaj kësaj sfide: krijoi hapësira të reja  në territor. Por, që kur partia konservatore Demokracia e Re erdhi në pushtet verën e kaluar, qeveria ka vendosur një politikë ndëshkuese.

Një ligj i ri për azilin, i futur në tetorin e kaluar, e ka bërë të pamundur vazhdimin e procedurave përveçse nëse dikush ka ndihmë të vazhdueshme juridike, një shërbim shumë i kufizuar i ofruar nga vetëm disa organizata.

Qeveria po planifikon gjithashtu të kërkojë hapësira për krijimin e qendrave masive të paraburgimit në ishuj, ku azilkërkuesit mund të qëndronin për periudha të gjata kohore. Përveç kësaj, qeveria vazhdon të njoftojë plane jorealiste, siç është krijimi i një pengese në detin Egje dhe ekzaminimi i 50,000 kërkesave për azil deri në qershor të vitit 2020.

Të detyrosh komunitetet e ishullit të pranojnë planet e qeverisë nuk është aspak mirë. Tensionet kanë shpërthyer tashmë muajin e kaluar, me demonstrata të mëdha në Lesbos, Chios dhe Samos që bëjnë thirrje që azilkërkuesit, që të transferohen nga ishujt.

Protesta të ngjashme nga azilkërkuesit janë trajtuar nga policia, ndërsa grupet vigjilente kanë sulmuar azilkërkuesit dhe punonjësit e OJQ-ve.

E gjithë kjo strategji, do të shkaktojë kosto të mëdha njerëzore.

Më shumë se gjithçka, pengesat praktike për krijimin e një mekanizmi efektiv azili të bazuar në masa ndëshkuese dhe ndalimi janë shumë të mëdha.

Në vend që të inkurajojnë qeverinë greke të kopjojë nga Viktor Orbán, duke mos i dhënë Greqisë mbështetjen që i nevojitet, zyrtarët e BE duhet të konsiderojnë krijimin e një sistemi të pritjes dhe mbrojtjes së BE në kufijtë e jashtëm të Evropës.

Megjithatë, përgjegjësitë e pranimit dhe mbrojtjes së migrantëve, në të vërtetë i lihen Greqisë, një shtet i vogël anëtar. Kjo është një situatë absurde.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese për përgjigjen e kontinentit është se, me një qasje të arsyeshme, këto presione mund të jenë të menaxhueshme. Zgjidhja për krizën e refugjatëve në Evropë nuk mund të jetë që BE-ja të vazhdojë të pranojë një sistem joefikas, çnjerëzor, në të cilin Greqia është e përkushtuar të pengojë mbi çdo strategji tjetër.

Apostolis Fotiadis është një gazetar me qendër në Athinë