MENU
klinika

“Miq të ngushtë”, zbulohet fotoja!

Greg Rama në lidhje me moderatoren e njohur?

15.02.2020 - 16:59

Greg Rama ka preferuar të qëndrojë gjithnjë larg zhurmës mediatike, duke zgjedhur një profil të ulët në media. Prej kohësh djali i kryeministrit është angazhuar në punën e tij ku dhe kohët e fundit ka çelur një ekspozitë me punimet në Janinë. Por duke qenë djali i kryeministrit të vendit mediat rozë herë pas herë flasin për të.

Së fundmi një nga bukuroshet e ekranit tonë ka publikuar një foto të dyshimtë më Greg Ramën. Moderatorja Xhesika Muçaj shfaqet krah djalit të kryeministrit në një prej pubeve të kryeqytetit. Ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Nora Istrefit ‘Anna’.

‘Bestie’ ose miq të ngushtë “- shkruan moderatorja, por fansat kanë nisur të dyshojnë përtej shoqërisë, pasi dyshja shfaqen së bashku pikërisht për Shën Valentin. Muçaj tashmë e ka fshirë foton nga rrjeti i saj social Instagram. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim, nëse ata do konfirmojnë diçka të tillë apo jo.

Kujtojmë që Gregu së fundmi u përfol për lidhjen e tij me Kristi Reçin, e cila u nda nga jeta në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ne rrinim të heshtur pranë detit…"

Greg Rama poston vargjet melankolike

Ndërrimi i viteve në familjen e kryeministrit

“Gjithmonë kam dashur një foto si kjo” Greg Rama zbulon …