MENU
klinika

Pesë vite pas projektit të saj të fundit

Adele ka një datë për albumin e ri!

18.02.2020 - 13:31

Prej pesë vitesh mungesë në tregun muzikor, Adele duket se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja e hiteve “Hello”, “Someone like you” etj, i ka gati projektet e saj të reja dhe jemi të bindur se do të jenë bombë!

Ajo ka zbuluar se kur do ta lançojë albumin e ri gjatë dasmës së njërës prej mikeshave të saj. Kur po mbante një fjalim para të ftuarve, Adele u shpreh:

“Prisni albumin tim në shtator”. Albumi i fundit i këngëtares, i titulluar “25”, u shpall albumi i vitit në 2017-ën, gjatë çmimeve “Grammy”.

Këtë vit, duket se Adele ka ndërmend të vijë me ndryshime të mëdha pasi përveç projekteve muzikore që aq shumë na kishin munguar, këngëtarja po sjell edhe një pamje tërësisht ndryshe të sajën. Gjatë kësaj kohe ajo ka humbur goxha kilogramë, duke mbajtur një dietë të rreptë që ka dhënë një super rezultat.