MENU
klinika

Pëllumb Kulla "rrëfehet"...

“Ajo i kishte qejf vetë, rolet si dashnore”

06.02.2020 - 18:29

    Çifti i aktorëve të mirënjohur të skenës shqiptare, Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla, kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Soiree”.

Partnerë në jetë dhe në skenë, Pëllumbi dhe Xhuljeta kanë rrëfyer dhe detaje nga jeta artistike, duke përfshirë kështu edhe rolet e shumta që kanë luajtur në skenë, vështirësitë dhe gëzimet që i falte profesioni i aktrimit. Xhuljeta ka rrëfyer me sinqeritet se si e kanë kritikuar fëmijët për rolin e saj si dashnore në skenë, duke i thënë se ndjeheshin të turpëruar dhe i gjykonin në ambientet e shkollës.

“Thotë vajza ç’kam hequr unë nga mamaja me atë rolin Elis Dyfurrit, dashnores së Esat Toptanit. S’kisha vend ku të futesha, më thërrisnin në shkollë “moj çupë e Esatit”. Unë pushimin e bëja brenda në klasë – më tha, – vetëm që të mos dilja, se nuk i duroja dot. Kurse me skeçin “Telefoni i ri në shtëpi”, Flladit i thërrisnin “hë mo kopili i Kasos”- tregoi Xhuli me humor.

Jonida Shehu ngacmoi bashkëshortin e aktores, njëkohësisht dhe regjisor, duke i drejtuar pyetjen se pse i jepte ato role, ai është shprehur se “i kishte qejf vetë”. Përgjigja e regjisorit shkaktoi të qeshura në publik.