MENU
klinika

I riu humbi kontrollin e makinës dhe...

Akident i rëndë në Elbasan, policia jep detajet

08.02.2020 - 09:04

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën një drejtuesi mjeti.

Ngjarja ndodhi mbremë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë i riu. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.