MENU
klinika

Gara e “Daytona 500”

Aksident dramatik para syve të Donald Trump

18.02.2020 - 18:20

Gara automobilistike e “Daytona 500” është më të ndjekura në SHBA, madje numri i spektatorëve i kalon ata të Formula 1. Kjo garë është edhe e parapëlqyera e presidentit Donald Trump.

Presidenti i SHBA mundohet ta ndjekë sa më shpesh të jetë e mundur këtë event dhe në edicionin aktual ka zgjedhur të provojë edhe cilësinë e pistës, duke bërë një xhiro me makinën e tij presidenciale.

Pas xhiros hapëse të Trump, gara nisi vrullshëm dhe gjatë saj është regjistruar edhe një aksident i frikshëm. Makina e Rayan Neëman, i cili qëndronte në vendin e parë, humbi kontrollin dhe më pas u përplas me barrierat rrethuese, duke fluturuar në ajër me saltro dhe trembur tifozët e pranishëm në tribuna, ku ishte edhe kreu i shtetit.

Makina ka marrë menjëherë flakë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse për të shuar zjarrin, që rrezikonte edhe jetën e pilotit.

Neëman është nxjerrë menjëherë nga makina dhe është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të rënda që ka marrë nga përplasja. Më pas gara ka vijuar normalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pamja që shokoi publikun

Aksident i frikshëm në Formula 3

Ish-piloti i Formula 1, protagonist në Rally Dakar

Çfarë fati! Makina bën saltro, Alonso vijon garën