MENU
klinika

Humb jetën drejtuesi i mjetit

Aksident në Fier-Ballsh/ Makina bie në lumin Gjanicë

05.02.2020 - 11:34

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh. Mësohet se makina ka rënë nga një lartësi prej 80 metrash dhe ka përfunduar në lumin Gjanicë.

 

Mendohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe terreni i vështirë kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti. Sipas informacioneve, brenda në makinë ishte vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka humbur jetën. Viktima është identifikuar nga policia dhe është shtetasi Shkëlqim Behari.