MENU
klinika

Skuadra e Bares dhe Sadikut

Aktori i famshëm mund të blejë Malagan

25.02.2020 - 18:06

Rezultatet e fundit e kanë futur në garë për të synuar një biletë për në divizionin më të lartë të futbollit në Spanjë, por te Malaga ende vuajnë krizën ekonomike.

Skuadra ku aktivizohen dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Keidi Bare po përballen me një situatë aspak pozitive financiare dhe sheiku Al Thani ka vendosur ta nxjerr në shitje.

Shifra prej 100 milionë euro, e kërkuar nga pronari aktual, ka joshur një grup prodhimi të filmave amerikan. Grupi i udhëhequr nga aktori i njohur George Cloony është gati të marrë në dorë fatin e Malagas.

Pavarësisht se çmimi është tepër i lartë për financat e këtij grupi të prodhuesve të filmave kinematografik dhe serive televizive, media spanjolle “AS” raporton se Clooney tashmë e ka një plan biznesi për klubin, që mund të marrë emrin “Malaga Hollyëood European”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Oferta për mesfushorin shqiptar

Limiti i merkatos, 2 milionë euro për Baren