MENU
klinika

"Do i kundërshtoj me prova dhe fakte"

“Akuzat të manipuluara”, Henri Çili flet për herë të parë pas arrestimit

29.02.2020 - 11:35

Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu i njohur Henri Çili ka folur për herë të parë, ndërsa ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Metaj raporton se si fillim oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ndeshur në refuzimin e dhënies së shpjegimeve nga ana e Çilit. Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësorë në orët e vona të pasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysëm seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar.

Mes të tjerash ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet.

Mbi Çilin rëndojnë disa vepra penale, konkretisht; “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!