MENU
klinika

Mbledh qeverinë

Albin Kurti do t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

12.02.2020 - 10:56

Këtë të mërkurë do Albin Kurti do të mbledhë qeverinë e re, ku mes të tjerash pritet të marrë edhe vendimin e parë të rëndësishëm mbi premtimet elektorale, për politika sa më sociale.

Në këtë mbledhje Kurti pritet të shfyqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Me këtë vendim që pritet të marr shefi i ri i Qeverisë do t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Vendimin e rritjes së pagave të qevrisë e ndërmori, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, vendosi që t’ia bëjë vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.

Ndërkohë ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave për zyrtarët e lartë. Kurti me të marrë detyrën në konferencën e parë për media bëri të ditur se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e ish-qeverisë pas datës 19 korrik të vitit 2019, ditën kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndahen rolet në qeverinë kosovare

“Qeverinë e udhëheq Kurti, ne Parlamentin…”

“Ne kemi arritur t’i përmbyllim të gjitha..."

Negociatat për qeverinë në fazën finale!

Emri i kryeministrit dhe oferta publike

Albin Kurti takohet me Isa Mustafën për qeverinë e re