MENU
klinika

Akuzat për korrupsion

Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili

28.02.2020 - 09:16

Arrestohet pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili.

Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë. Policia ka nisur një operacion pas urdhër arresteve të lëshuara nga prokuroria e Përmetit me akuzën për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari për lirimin e një personit të dënuari. Bëhet fjalë për ndikim ndaj një gjyqtari.

Mësohet se bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar. Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.

Janë shoqëruar dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë bërë dhe kontrolle banesash. Po kështu mësohet se është ushtruar kontroll dhe në universitetin që drejtohet nga z. Çili Universiteti Europian i Tiranës, për të gjetur personin në fjalë, i cili më pas është lokalizuar në banesën e tij, ku dhe i është bërë i ditur urdhri i arrestit.

Procedimi ka nisur që në shtator 2019, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë, mashtrim, falsifikim, pastrim parash.