“Rare” është më shumë se një album personal për Selena Gomez, tani është edhe emri i brandit të saj të bukurisë, i cili është zyrtarisht gati për t’u prezantuar në treg.
Këngëtarja lajmëroi në llogarinë e saj në Instagram, se marka e saj e produkteve kozmetike është gati këtë verë.
“Kam punuar për këtë projekt special për dy vjet dhe mund të them zyrtarisht se “Rare Beauty” do të prezantohet në dyqanet @sephora në Amerikën e Veriut këtë verë”, – shkruan këngëtarja në Instagram, bashkë me videon, në të cilën ajo është duke testuar disa prej këtyre produkteve të grimit.
Pasi zbuloi lajmin e madh, ajo hapi edhe faqen zyrtare të markës në Instagram, e cila brenda pas një ore pas zyrtarizimit shkoi në 1 milion ndjekës.
Pikëpamjet e vetë Gomez për shëndetin mendor janë në përputhje edhe me konceptin e këtij brandi bukurie. “Mendoj se Rare Beauty mund të jetë më shumë se një markë bukurie”,- thotë këngëtarja në video. “Dua që të gjithë të ndalojmë krahasimin me njëri-tjetrin dhe të fillojmë të përqafojmë unitetin tonë. Ju nuk e përcaktoni këtë nga një foto, një pëlqim ose një koment. “Rare Beauty” nuk ka të bëjë me mënyrën si ju shohin njerëzit e tjerë, por me mënyrën se si e shihni vetveten.”
Gomez ende nuk ka zbuluar se cilat lloje të produkteve do të përfshihen në linjën e saj, por duke gjykuar nga produktet që ajo prezanton nga video, duket se fansat mund të presin me padurim fondatinën, lipsticks, penel, rimel etj. “Rare Beauty” do të shitet ekskluzivisht në dyqanet “Sephora” në Sh.B.A, Kanada dhe Meksikë.