MENU
klinika

Derbi i Madoninës

Asist dhe gol i Ibrës, Milan shokon Interin

09.02.2020 - 21:41

Është mbyllur pjesa e parë e derbit të Milanos, ku kuqezinjtë e Stefano Piolit janë në avantazh 2-0 ndaj Interit, që sonte luan si pritës në “San Siro”.

Ishte minuta e 40-të kur Rebic shënon me portën e boshatisur pas asistit me kokë të Ibrahimovic. Një gol që gëzoi tifozërinë e Milanit dhe hesht ata të Interit.

Por nuk do të mbaronte këtu, pasi në 45’, Ibrahimovic shënon golin e dytë për Milanin. Një avantazh i dyfishtë, të shohim cfarë do të ndodhë në pjesën e dytë.