MENU
klinika

Videomesazhi i Ballës për 60-vjetorin e qytetit

“Librazhdi është në një moment transformimi infrastrukturor”

23.02.2020 - 19:12

Me rastin e 60 vjetorit të krijimit të qytetit të Librazhdit, Kryetari i Grupit Parlamenta të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e tij me anë të një videomesazhi.

Në urimin e tij të publikuar në rrjetin social facebook, Balla i cili është dhe deputet i Librazhdit prej shumë kohësh deklaron se ky 60 vjetor e gjen Librazhdin në një fazë të thellë transformimi investimesh në shumë projekte infrastrukturore.

Përsa i përket punësimit, Balla thekson se vitet e fundit në Librazhd kanë hapur aktivitetin e tyre disa kompani industriale.

Mesazhi i plotë i Taulant Ballës:

Të dashur motra dhe vëllezër, bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë të qytetit tim të Librazhdit. Në këtë vit të 60 vjetorit të krijimit të qytetit tonë të përbashkët dua  tju uroj të  gjithë banorëve, pa asnjë dallim krahësh politike, a asnjë dallim të gjithve dua tju them që në këtë 60 vjetor ne jemi në një moment të rëndësishëm të transformimit të vendlindjes dhe të qytetit ku ne jemi rritur dhe jetojmë prej shumë kohësh.

Qyteti i Librazhdit është sot një qendër e rëndësishme, jo vetëm institucionale që ju shërben të gjithë  banorëve të të gjithë krahinave që bëjnë Librazhdin, por është dhe në një moment të transformimit të gjithanshëm infrastrukturor.

Në një kohëtë shkurtër ne kemi arritur tja ndryshojmë tërësisht pamjen qytetit tonë. Tashme jemi në një fazë edhe më të thellë transformimi, atë të investimeve në shumë projekte infrastrukturore, ndër të cilat dua të cilësoj që pas investimit që garantoi një ujë të pijshëm tejet cilësor në qytetin tonë të Librazhdit, tashmë jemi në programin më të madh të ivestimit, atë të kanalizimeve të ujrave të zeza, të cilat në fakt janë po aq të vjetra sa edhe vitet që mban mbi supe qyteti ynë i përbashkët, e që ndër vite kishin qenë burim i sëmundjeve ngjitëse, kujtoj këtu rreth 25 vite më parë qyteti ynë u godit nga një epidemi shumë e rëndë, për shkak të dëmtimit të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Transformimi i qytetit tonë do të vijojë edhe këtë vit me rikonstruksionin e plotë të gjitha mjediseve arsimore të qytetit tonë. Edhe kopshtet edhe çerdhet janë pjesë e projekteve tona të rikonstruksionit. Të gjithë e dimë që vetëm pak vite më parë shkollat apo kopshtet e qytetit ishin në një gjendje tejet të vështirë. Edhe ambjentet e shkollës së mesme të qytetit të Librazhdit do të jenë pjesë e një projekti rehabilitimi dhe rikonstruksioni.

GËZUAR LIBRAZHDI ?

Gepostet von Taulant Balla am Sonntag, 23. Februar 2020

Ajo që është pjesa më e rëndësishme është punësimi. Unë jam përpjekur si deputet prej shumë kohësh i vendlindjes time, të kem në fokusin kryesor gjithçka që lidhet me punësimin. Jam shumë krenar që kemi arritur të sjellim në qytetin tonë kompani të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë krijuar shumë vende pune. Shumë vite më parë askush nuk mund ta ëndërronte që kompani prestigjoze sikurse Mercedez Benz  të prodhonin pjesë këmbimi në Librazhd, tashmë kjo është e mundur. Askush nuk mund ta mendonte që veshjet e speciaizuara të ushtrisë itlaiane apo ushtrive të tjera të vendeve europian, të shërbimeve të zjarrfikjes apo të shërbimeve të transportit hekurudhor të prodhoheshin në qytetin tonë të Librahzdit.

Ne duhet të kemi një fokkus të veçantë në zhvillimin e turizmit. Kur flas për turizmin dua të theksoj  agroturizmin. Natyra dhe zoti i ka falur Librazhdit plot bukuri ntyrore, të cilat duhet të vendosen në dobi të zhvillimit ekonomik e social të rrethit tonë. Jo vetëm përfundimi gjatë këtij viti i lidhjes me rrugë të qytetit të Librazhdit me zonën e bukur të Sterblevës, por dhe aksesimi i zonës së Polisit me rrugë automobilistikedo të rrisin kapacitete tona turistike për të lidhur aksesimin e turistëve që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe të huaj me majat e larta t maleve të cilat rrethojnë Librazhdin.

Gjatë këtyre viteve padyshim që kemi qenë edhe pjesë e sulmeve të padrejta, që lidhen me mënyrën sesi bashkia Librazhd ka trajtuar bukuritë natyrore. Jam shumë krenar të them që Librazhdi është zona që ka ruajtur me fanatizëm parqet e veta kombëtare. Parku Kombëtarë i Shebenikut është një prej parqeve më të mbrojtura në Shqipëri dhe ky park është padyshim një rezervë e madhe për të zhvilluar industrinë e turizmit malor në Librazhd.

Kujdesi për shëndetin është një dimension tejet i rëndësishëm për  mirëqenien e qytetarëve të rrethit tonë. Spitali i Librazhdit është një spital i cili është transformuar dhe do të vijojë të transformohet edhe në vijim, duke garantuar më shumë shërbime cilësore për këdo që i drejtohet spitalit të Librazhdit për të marrë shërbimin shëndetësor që ka nevojë.

Në këtë kontekst dua të them që ne kemi arritur t’i ndryshojmë faqen pothuajse pjesës më të madhe të qendrave shëndetësore në të gjitha Njësitë Administrative.

Duke u kthyer tek qyteti dua të them që 60 vjetori e gjen Librazhdin në një situatë transformimi thelbësor. Investimet do të vijojnë, ndërkohë që në fund të këtij urimi dua ti shpreh mirënjohjen të gjithë banorëve të qytetit të Librazhdit për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë në këtë rrugëtim të përbashkët transformues.

Dua të falenderoj të gjithë djemtë e vajzat e Librazhdit, të cilët janë pothuasje në çdo cep të europës dhe botës, të cilët i kanë dhënë zonës tonë një emër shumë të mirë.

E në këtë frymë, sesi çdo qytetar i Librazhdit në çdo cep të Shqipërisë apo të botës ka një emër të mirë, ky ka qenë dhe orientim im thelbësor në detyrën e përfaqësuesit të Librazhdit në Kuvendin e Shqipërisë.